Shqetësimet e biznesit turistik– Informaliteti dhe konkurrueshmëria

E mërkurë, 05 September 2018 07:04

Mbi 130 kompani që operojnë në sektorin e turizmit janë bërë pjesë e një ankete të lancuar nga Këshilli i Investimeve, e cila ka në thelb identifikimin e shqetësimeve kryesore të biznesit, në drejtim të informalitetit dhe konkurrueshmërisë në këtë treg.

Pas përpunimit të të dhënave, Sekretariati do të ofrojë edhe rekomandimet përkatëse për të adresuar problematikat që do të konstatohen. Ndërkohë që, Fokusi i Notës Teknike do të jetë kryesisht mbi aspektet më të rëndësishme të zinxhirit të turizmit, akomodim hoteleri dhe operatorë udhëtimesh.
Kryesisht bizneset janë pyetur mbi lehtësimin fiskal që ka të bëjë me reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6% dhe se çfarë ndikimi do të ketë kjo masë në të ardhmen. Ndërkohë që, mbledhja e Këshillit të Investimeve pritet të mbahet në fund të muajit shtator.
Këto rekomandime do të vijnë pas aksionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në zonat bregdetare gjatë muajve të verës, ku u raportuan edhe një sërë problemesh që lidheshin me punonjësit informalë apo operimin në të zezë të subjekteve.
Për muajt qershor dhe Korrik, ‘në ‘sitën’ e inspektorëve kaluan 5040 subjekte, 2000 prej të cilëve rezultuan me shkelje.  Ndërkohë që, sipas të dhënave që disponon TV SCAN rezulton se rreth 33 për qind e turizmit akomodues në vend funksionon në informalitet të plotë.
Në total, në të gjithë vendin janë 3791 struktura akomoduese, nga të cilat 1251 struktura, janë kategoria ku përfshihen dhomat private me 16 për qind, shtëpitë private me 14 për qind dhe bujtinat me 3 për qind.
Ndër vite këto struktura kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë duke arkëtuar të ardhura për veten e tyre, ndërsa nuk paguajnë tatime në arkën e shtetit. Nga ana tjetër, janë jashtë kontrolleve të organeve kompetente edhe nga pikëpamja higjeno-sanitare apo sigurisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...