Turqit, gati të nisin punën në minierën afër Spaçit, dorëzohen studimet për Gurth 2 dhe 4

E Enjte, 06 September 2018 07:36

Kompania, që ka marrë të drejtën e shfrytëzimit të minierës së dytë të madhe në vend, asaj që njihet si miniera e Spaçit, ka bërë gati procedurat për të filluar punën në dy vendburime. Bëhet fjalë për turqit e TETE ALBANIA TUNNEL & MINING” Sh.a që sipas dokumenteve zyrtare ka bërë një vlerësim të situatës dhe ndikimit që do të ketë në mjedis rifillimi i punës në vendburimin Gurth 2 dhe 4.

Konkretisht kompania ka bërë të ditur se në minierën e parë, Gurth, në 2 galeri ekzistuese do të zbatohen proceset e nevojshme për ta bërë gati për rifillimin e punës.

“Nëpërmjet projektit të paraqitur, kompania ‘Tete Albania Tunnel & Mining’ sh.p.k., synon rivënien në funksionim të minierës së bakrit Gurth 2 dhe shfrytëzimin e rezervave aktuale të vendburimit, pas mbylljes së minierës në 1999, me përmbajtje 1.14% Cu1. Sipërfaqja e tokës së kërkuar për shfrytëzim me galeri nëntokësore është 0.263 km² . Miniera do të fillojë prodhimin në vitin e dytë me kapacitet 10 000 tonë/vit, dhe në vitin e katërt do të hyjë në kapacitet të plotë 30.000 tonë/vit. Kapaciteti maksimal do të jetë 30.000 tonë/vit” thuhet në dokumentet e kompanisë të dorëzuara pranë autoriteteve kompetente në vend.

Vendburimi Gurth 2 ndodhet 1 km në veri të fshatit Gurth i Spaçit (sot fshati Spaç) në verilindje të qytetit të Rrëshenit. Ndodhet në veri të minierës së Spaçit në një distancë ajrore rreth 5 km.

Kompania do të nisë punën edhe në vendburimin Gurth 4 ku sërish është një galeri ekzistuese. Objekti ndodhet në zonën administrative të komunës së OROSHIT në Rrethin e Mirditës, në anën e majtë të rrugës automobilistike lokale që lidh objektet e kësaj miniere me rrugën nacionale Rrëshen – Fushë-Arrëz dhe qytezën e Repsit.
Ky vendburim, sipas dokumenteve të kompanisë, ka qenë shfrytëzuar deri në vitin 1991, por nga kjo periudhë deri në vitin 1999 ka punuar me kapacitet tepër minimal.

“TETE ALBANIA TUNEL & MINING” ka investuar në zonën e Spaçit në ngritjen e një fabrike të pasurimit të bakrit, e cila vlerësohet se ka një vlerë 11 milionë dollarë në fazën e saj fillestare. Kompania është regjistruar në QKR në 11 prill 2007 dhe zotërohet nga dy kompani ku e para është TETE MADENCILIK VE MUHENDISLIK SANAYI VE TICARET A.S me 49% të aksioneve dhe ILBAK MADENCILIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRKETI me 51% të aksioneve.

Industria e bakrit duket se po përjeton së fundmi ditë më të mira çka ka nxitur edhe vijimin e investimit pas një krize që uli çmimin në nivele minimale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...