Borxhe tatimore të pashlyera – 362 mijë amerikanëve mund t’u mohohet pasaporta ose rinovimi i saj

E Enjte, 06 September 2018 14:06

362 mijë shtetasve amerikanë mund t’u mohohet pasaporta ose rinovimi i saj për shkak të borxheve tatimore që kanë ndaj shtetit, raporton gazeta Wall Street Journal.

Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme ka fuqinë të bllokojë pasaportat bazuar në ligjin e miratuar nga Kongresi më 2015, i cili autorizon ndërhyrjen në rastet kur individët kanë detyrime ndaj shtetit më shumë se 51 mijë dollarë.

Që nga shkurti, agjencia ka dërguar dhjetëra mijëra emra të personave në Departamentin e Shtetit, i cili mbikëqyr aplikimet për pasaportë.

Departamenti i Shtetit thotë se shkelësit që nuk zgjidhin problemet e tyre tatimore para se të aplikojnë për pasaportë, do t’u vonohet apo refuzohet aplikimi i tyre.

Ndërkohë, shtetasit që rezultojnë me vonesa serioze në shlyerjen e taksave dhe kanë aplikuar për pasaportë amerikane, nuk do të pajisjen me të pas shlyer detyrimet tatimore. Që nga qershori, të paktën 220 persona kanë paguar gjithsej 11.5 milionë dollarë borxhe të prapambetura, sipas Wall Street Journal.

Ndërkohë, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme thotë se mund të ofrojë masa lehtësuese për shlyerjen e borxheve tatimore për të shmangur rrezikun e marrjes së pasaportës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...