Jo vetëm 15-vjeçari që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij duke goditur me thikë, por edhe babai ka rënë në prangat e policisë.
‘ABC News’ shkruan se Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin.
Duke iu referuar dëshmisë së adoleshentit, Xhecuka i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.
Ende nuk është konfirmuar nëse prindi ka luajtur këtë rol në përshkallëzimin e konfliktit të adoleshentit deri në vrasje dhe mbetet në dorë të Prokurorisë ta faktojë këtë.
Fillimisht të rinjtë janë konfliktuar në moment me njëri-tjetrin, duke u goditur me grushte, por kur më i madhi shkoi i mërzitur në shtëpi, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”. 15-vjeçari bëri atë që i thanë, mori thikën dhe 14-vjeçari me inicialet A.S ndërroi jetë në vend.