Iu kap traileri me 425 kg drogë, arrestohet pas një viti pronari vlonjat

Premte, 07 September 2018 14:58

Vihet në pranga pas një viti në kërkim, pronari i trailerit në të cilin u kapën mbi 425 kg kanabis në portin e Durrësit.

Policia ka arrestuar Albano Rakipin, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kur ndodhi ngjarja?

Me 29 janar të 2017, në portin e Durrësit u kapën 425 kilogram e 650 gramë kanabis brenda një traileri. Droga u zbulua nga skaneri. Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa".

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...