Fitimi i bankave – 12.6 mld lekë për shtatëmujorin

Premte, 07 September 2018 15:37

Sistemi bankar i rriti sërish fitimet gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi progresiv i shtatëmujorit kishte vlerën e 12.6 miliardë lekëve, në rritje të mëtejshme nga fitimi prej 11 miliardë lekësh i gjashtëmujorit. Ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, fitimi ka pësuar një rënie me 10%.

Kthimi nga kapitali i sistemit bankar ishte në nivelin 14.6%, shifër e kënaqshme duke konsideruar problematikat e lidhura me nivelin ende të lartë të kredive me probleme dhe me ecurinë e ngadaltë të kredidhënies. Për sa i takon ndarjes së fitimeve brenda sistemit, ato ngelen mjaft të përqendruara kryesisht te dy bankat më të mëdha.

Megjithatë, faktori më përcaktues në ruajtjen e fitimeve të larta edhe këtë vit është përmirësimi i cilësisë së aktiveve të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut, raporti i kredive me probleme ishte 13.4%, në nivele pothuajse të njëjta me muajin qershor. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme është ulur me mbi dy pikë përqindje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...