×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti sekret i policisë: Muxhahedinët përbëjnë rrezik për sigurinë në Shqipëri

Premte, 07 September 2018 20:51

Muxhahedinët përbëjnë një rrezik për sigurinë e Shqipërisë, sipas televizionit publik Anglez Channel 4. Me anë të korrespondenti kryesore të tyre Lindsey Hilsum, ky televizion ka publikuar një reportazh për Muxhahedinët nê Shqipëri duke publikuar një dokument sekret të Policisë së Shtetit.

Sipas këtij dokumenti, të firmosur nga kryepolici Ardi Veliu, muxhahedinët përbejnë një rrezik për sigurinë në Shqipëri, pasi ka dyshime të arsyeshme që anëtarët e grupit MEK, mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi.

Muxhahedinët “mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftime dhe akte terrori.”, thuhet në dokumentin sekret.

Sekti i Muxhahedinëve, i njohur ndryshe me emrin MEK, kanë një të shkuar terroriste dhe ishte e përfshirë deri vitin 2012 në listën e organizatave terroriste nga SHBA. Duke marrë parasysh indoktrinimin e anëtarëve dhe veprimtarinë e tyre në Irak, Policia e Shtetit dyshon që përsëritja mund të ketë vrasje të anëtarëve që largohen nga grupi.

“Me parë në Irak kanë ndodhur vrasje të ish-anëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvënie veprimtarisë se organizatës….në vijimësi duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasve në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak e cila është pasuar me vrasje.”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Ardi Veliu.

Aktualisht Muxhahedinët janë strehuar në një kamp të madh në Manëz të Durrësit, ku janë në vëzhgim të vazhdueshëm të autoriteteve shqiptare, për t’i paraprirë çdo rreziku të mundshëm që ata mund të kanë për sigurinë e vendit.

dd15363453171536345339

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...