Kryebashkiaku Xhelal Mziu: Regjistrime me ndikim politik në Shkollën Profesionale Kamëz

Premte, 14 September 2018 16:15

Kryetari i Bashkisë Kamëz, njëkohësisht dhe kreu i degës së PD, ka reaguar ndaj situatës së paprecedentë të regjistrimeve në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz. Zoti Mziu ka denoncuar faktin e regjistrimeve me ndikim politik ne këtë shkollë.

Ja reagimi i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu:

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, për fatin e keq dhe situatën e rëndë të diskriminimit që i bëhet Kamzës dhe banorëve të saj, një gjë e rëndë po ndodh në Shkollën Profesionale Kamëz, ku regjistrimet e deritanishme janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të deputetit të Partisë Socialiste të zonës dhe kryetarit të kësaj force politike po të zonës së Kamzës.

Ky akt është një shkelje flagrante e të drejtës së dhjetëra dhe qindra të rinjve dhe të rejave që dëshirojnë të vazhdojnë studimet dhe të cilat nuk mund të regjistrohen pa rekomandimin e monitoruar të këtyre dy personave me pushtet politik në këtë zonë.

Shkolla Profesionale është investim i Komuniteti Evropian, i Bankës Botërore dhe KfË që erdhi si një bashkëpunim i ngushtë i Bashkisë Kamëz me qeverinë “Berisha”, me një vlerë rreth 1 milion euro. Kjo infrastrukturë e realizuar me sukses pati si qëllim në vetvete afrimin e qindra, mijëra të rinjve nga e gjithë Shqipëria për t’u përgatitur për profesione të ndryshme”. Pergatiti: Edmond Duraku

Modifikuar më Diel, 25 October 2020 23:43

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...