Lezhe, ekspozitë pikture që në fakt i përket një talenti të lindur

Premte, 14 September 2018 16:44

Nga Gjergji Figuri

Në Lezhë është hapur një ekspozitë pikture mjaft e veçantë dhe që në fakt i përket një talenti të lindur. Vilson Nika, një i ri 19 vjeçar nga fshati Torovicë, është prezantuar për herë të parë para publikut me 15 pikturat e tij të para.
Megjithëse vizaton që prej moshës 5 vjeçare, penelin dhe bojrat i’a mundësuan vetëm një vit më parë. World Vizion e mbështeti talentin që rastësisht e identifikoi mësuesi i pikturës që sapo kishte shkuar për të dhënë mësim në fshatin Toroivicë. Kjo e ndryshoi jetën e Vilsonit dhe sigurisht i hapi të tjera përspektiva. Pas 1 viti punë, ai doli para publikut duke impresionuar.
“E kam parë këtë në kopertinën e librit tim dhe vendosa ta pikturoj”.
Kjo është përgjigja që mori Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj, pyetjes se ku ishte frymëzuar piktori i ri në punën e bërë mbi portretin e Napoleon Bonapartit. Ai u tregua i sinqertë duke shpjeguar se ka lexuar pak për pikturën por dëgjon shumë për të.
Kalaja e Lezhës ishte punimi i fundit që sigurisht nuk e ka parë vetë, por në pikturë e ka realizuar nga fotografia. Punimet e tij u prezantuan në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Lezhë dhe 19 vjeçari mori vlerësime maksimale.
Familja sakrifikoi për ti dhënë shtysa të Vilsonit, që edhe pse nuk mundi dot të shkonte në shkollën e artit Prenk Jakova në Shkodër thotë se kërkon të përballet pasi ka ambicie fakultetin e arteve. Mundësitë e këtij artisti të ri janë të mëdha e kjo sipas mësuesit Klevin Pjetri, i cili edhe identifikoi dhe nxiti të riun, janë të mëdha. Ai thotë se është impresionuar nga ajo që kishte konstatuar që në takimin e parë me nxënësin që tashmë po rritet si artistë.
“Kelvin Pjetri: Nga pikturat e murit tek forma e saktë që ishin shumë të veçanta ishin arsyet që sollën edhe interesin tim ndaj këtij nxënësi. Më habiti fakti sesi e konceptonte ai formën. Çdo artist para se të realizojë një vepër duhet ta konceptojë në kokë dhe sesi mund të realizohet dhe më pas të hedhë atë. Kjo punë do një angazhim të madh dhe punë të gjatë ndaj edhe unë u habita me Vilsonin sesi e kishte arritur pa asnjë pikë referimi. Çdo artist ka një përqindje talent dhe shumë përqindje punë, në rastin e Vilsonit është më shumë se 50 % talent.”
Vështërsitë për të vijuar pasionin kanë qenë të shumta për Vilson Nikën dhe në momentin që i dhanë mundësi ai u prezantua denjësisht. Peisazhi dhe ngjyrat janë lidhja e fortë e tij me pikturën.
“Vilson Nika: E vështirë ka qenë shumë sepse nuk kisha mundësi. Unë dua të falenderoj World Vizion që më mundësoi telajont, bojërat, penel e gjithçka në mënyrë që unë të kisha mundësi të pikturoja. Unë jam shumë i lidhur me peizazhin dhe ngjyrat në përgjithësi dhe sigurisht sot jam shumë i lumtur që mu hap një dritare dhe një mundësi”.
Talenti i Vilsonit është i lindur, ndaj edhe mësuesi i tij Kelvin Pjetri thotë se raporti mes këtij talenti dhe punës është i barabartë.
“Kelvin Pjetri: Unë isha i bindur që në një kohë të shpejtë ai do të shpërthente ashtu siç jam i bindur se do të arrijë edhe më shumë. Fakti që nuk arrijmë ti dallojmë këto talente të lindura nëpër rrethe është mangësi e jona si mësues dhe ndoshta i lejojmë të harrohen dhe kjo nuk më pëlqen.”
Prej një viti, Vilson Nikës i janë mundësuar mjete pune dhe kushte që ai të shpalosë talentin e tij. Ai i ka vënë ato në përdorim të mire dhe u prezantua me pikturat e tij me tematikë të miksuar ku dominon subjekti i historisë dhe natyrës. Pasi mbaroi klasën e 9-të dhe nuk arriti dot shkollën e artit, Vilson Nika, u transferua në shkollën e mesme profesionale të teknologjisë ushqimore në Bushat si një mundësi për të ndjekur shkollën. Ai nuk pranoi asnjëherë të hiqte dorë nga pasioni i tij dhe tani dëshiron fakultetin e arteve të bukura dhe ëndrra e tij të vazhdojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...