Rihapen aplikimet në universitete, gjeni kuotat e lira

Premte, 14 September 2018 19:00

Të shtunën rihapen aplikimet për në universitet. Tetë mijë kandidatë për studentë janë në pritje të degës së parapëlqyer.

Ndërkohë, me mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve, fakultetet më të pëlqyera janë ato të mjekësisë.

Nga të gjithë kandidatët për studentë që hyjnë e dalin në Universitetin e Mjekësisë pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve, vetëm dy do të kenë fatin të bëhen pjesë e tij. Kaq janë kuotat e mbetura bosh për raundin e dytë të aplikimeve. Degët e mjekësisë kanë rezultuar më të kërkuarat dhe vendet e lira thuajse janë plotësuar.

Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar: ‘Mjekësia, e cila i ka pothuajse të ezauruara kuotat, kanë ngelur vetëm pak. 2 kuota në mjeksi të përgjithshme, 2 në farmaci dhe disa të tjera. Degët që mbeten janë kryesisht ato inxhinierike. Në rrethe ka akoma kuota studimi.’

Nga 16 mijë e 300 maturanatë që u regjistruan në institucionet e arsimit të lartë në vend në raundin e parë 15% e tyre zgjodhën universitete private.

Ndërkohë që 8 mijë kandidatë për studentë nuk e gjetën veten në programet e studimit që iu dolën në këtë fazë apo nuk patën mundësi, presin të ripalikojnë.

Këtë mund ta bëjnë duke nisur nga dita e shtunë në portalin u-albania ‘Thjesht duhet të hyjnë të logohen me ID-në personale dhe ID-në e universitetit dhe të hedhin si në raundin e parë nga 1 deri në 10 preferenca, është e njëjta procedurë. Mbasi e kanë mbyllur si aplikim mund të bëjnë korrigjime deri në momentin që ata fusin kodin e aplikimit. Do përdoret po i njëjti kod aplikimi që është përdorur dhe në formularin A2. Të dhënat i dërgohen sistemit dhe në fund të procesit i dërgohen universiteteve.’

Në këtë raund mund të aplikojnë edhe rreth 1800 maturantë që kanë marrë provimet e vjeshtës, por fillimisht ata duhet të kryejnë pagesën në bankë dhe të pajisen me kodin personal në shkolla. Ata do të kenë gjashtë ditë në dispozicion. Pas shpalljes së fituesve me 27 shtator, nis edhe raunid i dytë i regjistrimeve në universitete. /abcnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...