×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Drejtori i policisë së shtetit shkon të vizitojë 77-vjeçarin në spital, djemtë i kërkojnë llogari

Saturday, 15 September 2018 11:19

Gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme nga forcat RENEA, në Divjakë në fshatin Rremas për të arrestuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, të dyshuar për vrasje, mbeti i plagosur 77-vjeçari Haxhi Lika.

Mjekët në spitalin e Traumës në Tiranë konfirmuan se gjendja e tij është stabilizuar dhe se Lika kishte plagë në kokë dhe nuk i gjetën plumb.

Ndërkohë bëhet e ditur se për ta takuar të moshuarin ka shkuar edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili është përballur me irritimin e djemve të Haxhiut, Albert dhe Martin Lika, të cilët u lanë të lirë pak orë pas shoqërimit.

Familjarët e 77-vjeçarit i kanë kërkuar shpjegime Ardi Veliut për ngjarjen. Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut.

Ndërkohë që përgjigja tij ka qenë se: Po hetojmë! Ardi Veliu është takuar edhe me mjekët për të pyetur për gjendjen e 77-vjeçarit.

Ndryshe nga policia e cila deklaroi se Lika ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta, familjarët pretendojnë se forcat RENEA qëlluan kur ai ishte në gjumë me plumb në kokë./faxnews

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...