×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

1.7 ton drogë, policia italiane zbardh detajet e sekuestrimit

Saturday, 15 September 2018 15:48

Karabinierët kanë zbardhur detajet e operacionit të sekuestrimit të gomones me mbi 1700 kg marijuanë të trafikuar nga dy skafistë shqiptarë në brigjet italiane.

Në njofitmin e Guardia di Financa shkruhet se kjo sasi droge do të kapte në treg një fitim prej 15 milionë euro. Operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit "Themis 2018" të agjensisë europiane Frontex e nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Finacës italiane në Pratica di Mare të Romës.

"Gjatë natës së shkuar rojet bregdetare italiane të repartit të Lago di Lesina në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi mjaft të lartë drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë" shkruhet në deklaraten e policise italiane.

Mësohet se pas një ndjekje të shkurtër nga roja bregdetare e repartit të financiare të Termolit. gomonia është ndaluar në ujërat e Cala del Principe në komunën San Nicandro Garganico në provincën e Foxhias, shkruan ora neës.

Policia italiane ka sekuestruar në det dhe në bordin e gomones 104 pako të madhësive të ndryshme me rreth 1718 kg marijuanë. "Gomonia e gjatë 10 metra e me dy motora të fuqishëm jashtë bordit është shoqëruar në portin e Vieste, dhe në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...