10-vjeçari që shet misra në mes të rrugës për të blerë libra

Saturday, 15 September 2018 18:55

Kushdo që kalon në aksin Burrel-Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë një fëmijë 10-vjeçar, tek “Ura e Karicës”. Ai është i mitur, por mundohet që të sigurojë të ardhura për familjen e tij, e mbi të gjitha për veten, pasi pas dy ditësh duhet të shkojë në shkollë.

Olgerti thotë se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë, por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Gjendja e vështirë ekonomike në familje e ka detyruar këtë të mitur që të mendojë vetë për të siguruar paratë e librave dhe rrobave, që i duhen për vitin e ri shkollor.

I veshur me këpucë të grisura, Oligerti shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sillte pak para në xhepin e tij.

Shembulli i Oligertit duhet të jetë një motivim për të tjerët, e një shembull për fëmijët e të pasurve, se cila është jeta e vërtetë e një të varfëri./bw

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...