Ndërroi jetë në Nju Jork shkrimtari i dënuar nga diktatura Makensen Bungo

Diel, 16 September 2018 08:15

Me 15 Shtator 2018, ditën e shtunën në mëngjes, ndërroi jetë në një spital të Nju Jork-ut, shkrimtari Makensen Bungo.

Makensen Bungo lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Gjuhë-Letërsi, me korrespondencë(pas burgut).
U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1950.
Makensen Bungo provoi torturat e egra të hetuesisë së diktaturës komuniste dhe pa vdekejn me sy në Kënetën e Maliqit, në kampin famkeq të Vloçishtit etj.
Akuza e fabrikuar ishte “Agjitacion e propogandë”, e konsideruar si krim kundër shtetit! A e din ipse? …
Sepse kishte thënë në biseda se Kosova është e robëruar…
Gjatë kohës së diktaturës nuk u lejua që të botojë. Makenseni edhe kur ia dhanë të drejtën e mësimdhënies sipas diplomimit e dërguan në zona të thella në fshatra të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Fierit.
Makensen Bungo, pas rëniessë komunizmit, është autor i disa librave. Përmendim:
1- Monografia për Abaz Kupin(2001)
2- Këneta e Vdekjes( u botua më 1996 dhe u ribotua edhe 5 herë- më 2009 u botua në gjuhën angleze)
3- Gruaja me të zeza-Vëllim me tregime(2008)
4- Rrugëtim me psherëtima-Roman(2009)
5- Nëna Kosovare-poemë(2003)
6- “Varret” poemë…etj..
7- Musine Kokalari…
Ai ishte një ndër bashkëpunëtorët e palodhur edhe për shtypin e diasporës, vecanërisht i gazetës”Dielli”, ku kontribuoi me studime, artikuj, poezi etj.
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Gazeta e saj”DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të (Dielli)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...