Itali/ E la gruaja, shqiptari i vënë zjarrin shtëpisë e hidhet në flakë

Diel, 16 September 2018 12:12

Një shtetas shqiptar në Itali i ka vënë flakën shtëpisë në shenjë proteste dy javë pasi gruaja dhe dy fëmijët e braktisën duke u larguar nga shtëpia.

B. M., 56 vjeç, me profesion murator, pa precedentë penalë, i vuri flakën në disa vende shtëpisë njëkatëshe, e lidhur edhe me disa të tjera në zonë, në Pistoia, në orën 01.30 të natës.

Tymi që doli nga dritaret alarmoi fqinjët, të cilët njoftuan zjarrfikësit që mbërritën menjëherë, bashkë me karabinierët e zonës.

Ndërkohë shqiptari kishte qëndruar brenda shtëpisë dhe u gjet i intoksikuar nga thithja e tymit, ndërsa zjarri kishte djegur një pjesë të mirë të mobiljeve, por jo në strukturën e shtëpisë.

Gjatë transportimit në spital, muratori pranoi se i vuri zjarrin shtëpisë për shkak të krizës bashkëshortore.

Pavarësisht kryerjes së aktit në dëshpërim e sipër, shqiptari u arrestua nga karabinierët gjatë qëndrimit në urgjencë, për zjarrvënie dhe rrezikim të banorëve të tjerë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...