Akrepat e orës do të ndryshojnë edhe këtë tetor

Diel, 16 September 2018 13:44

Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas europianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Europa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare.

Të premten, Komisionerja europiane për Transportin, Violeta Bulc njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019. Praktika, e cila synonte të kursente energji që prej kohës së Luftrave Botërore dhe krizës së naftës së viteve ’70, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996.

Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit. Tashmë, Bulc ka thënë se shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të vitit 2019 për të vendosur nëse do të qëndrojnë përfundimisht me orarin e marsit apo të tetorit./tch

time

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...