×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

172 vetë mungesë personeli në kopshte e shkolla, Nikolla s'i përgjigjet Xhelal Mziut

Hënë, 17 September 2018 11:41

Si në të gjithë shkollat e vendit edhe në Kamëz ka nisur sot procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2018-2019.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu në orët e para të mëngjesit uroi nxënësit dhe mësuesit në statusin e tij FB ku shkruan: - “Sot nis viti i ri shkollor. Si kudo në Shqipëri, edhe në Kamëz me mijëra nxënës u drejtohen shkollave të qytetit për të filluar një vit të ri shkollor, ndërsa nxënësit e klasave të para nisin për herë të parë udhën e shkollës e të dijes. Me këtë rast, një urim për të gjithë nxënësit, mësuesit, por edhe prindërit: Vit sa më i mbarë shkollor për të gjithë, me rezultate të larta dhe arritje të shumta!”.

Më pas kryebashkiaku Xhelal Mziu përshëndeti dhe uroi për fillimin e vitit të ri arsimor nga shkolla “Azem Hajdari” në Babrru-Qendër (Paskuqan) dhe më pas ishte në kopshti në Qendër Kamëz.  

Kur viti i ri shkollor erdhi dhe çerdhet, kopshtet dhe shkollat kanë hapur dyert, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë nuk ka marr as merr asnjë përgjegjësi për t’iu përgjigjur nevojave që kanë këto institucione të edukimit dhe dijes. Shqetësimi është evident dhe për këtë kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, thotë se ka bërë çmos që në Kamëz të mos gjendeshim përballë kësaj situate, e cila ka nevojë për zgjidhje sa më të shpejtë dhe kjo kërkon reagim.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë: “Në Bashkinë Kamëz, e gjashta njësi administrative në vend për nga popullsia, ndër bashkitë e reja e krijuar në vitin 1996, pavarësisht asaj çfarë është bërë deri më tani (veçanërisht nën qeverisjen e PD e konkretisht në vitet 2007-2013), nevojat janë sërish të mëdha”. Sipas z. Mziu, veç mungesës së ambienteve shtesë si ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve që janë të nevojshme, sërish edhe për ato institucione aktuale të dijes dhe edukimit mungon personeli i duhur. Pavarësisht kërkesave të Bashkisë Kamëz, Ministria e Arsimit dhe qeveria e “Rilindjes” me Ramën Kryeministër as e ka vënë ujin në zjarr për t’iu përgjigjur kërkesave të kryetarit të Bashkisë Kamëz për shtesë personeli. Në mungesë fondesh nga ana e Bashkisë, nuk janë pak shkresat zyrtare, komunikimi me Ministrinë e Arsimit përmes titullarësh, konkretisht kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe ministres Lindita Nikolla, ku z. Mziu pas studimit të bërë dhe verifikimit në terren, i ka raportuar Ministrisë nevojën për dyfishimin e numrit të edukatoreve, sepse 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopsht për shkak të mungesës së edukatoreve. “Nevoja është konkrete, e konstatueshme në terren dhe emergjente për mungesë sanitaresh, rojesh si dhe sekretare shkollash. Plotësimi i këtij personeli nga MASR është i detyrueshëm në kuadër të plotësimit të detyrimeve ligjore bazuar në reformën territoriale me VKM “Për transferuat specifike, për financimin e funksioneve të deleguara, ku në vartësi të pushtetit vendor kalon personeli i kopshteve, çerdheve dhe konvikteve”, - thotë z. Mziu.  “Ky diskriminim që ministria dhe qeveria i bën Kamzës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, sepse numri i personelit është i vogël, ku dua të theksoj që një pjesë e mirë e shkollave dhe kopshteve nuk kanë fare ose kanë mungesë personeli. Te numri i punonjësve ndihmës MASR nuk ka planifikuar fare punonjës mirëmbajtës. Nga studimi, ose më saktë nga konstatimi në terren që kemi bërë si Bashki, theksoj që Kamza ka nevojë për personel shtesë; 95 edukatorë kopshtesh, 19 sanitare, shkollash, 33 roje, 25 mirëmbajtës, pra në total 172 personel shtesë”, - përfundon prononcimin kryebashkiaku i Kamzës, z. Xhelal Mziu.
Por, pavarësisht dhjetëra shkresave në drejtim të MASR, përgjigjja ka qenë negative, duke pohuar se është i mjaftueshëm, sipas tyre, numri ekzistues i personelit. Gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...