×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Revolta për tarifën, Kadiu: Sot bojkot oligarkut të Rrugës së Kombit!

Hënë, 17 September 2018 14:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të tarifës që qeveria ka vendosur nëpërmjet koncesionarit për çdo automjet që kalon nga Rruga e Kombit.

Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate shpreh indinjatën për këtë padrejtësi që po u bëhet qytetarëve shqiptarë nga qeveria, që vetëm shtrenjton kostot e jetesës së përditshme dhe nuk do t’ia dijë për varfërinë e shqiptarëve.

Sipas Kadiut, shqiptarët sot duhet të protestojnë dhe të bojkotojnë bizneset e koncesionarit edhe në emër të qytetarëve të cilët janë akoma në qeli qysh pas protestës së disa muajve më parë në Rrugën e Kombit.  

Statusi i plotë i Kadiut

“Sot e gjithë Shqipëria në Kukës! Sot çdo qytetar duhet të bojkotojë oligarkun e Rrugës së Kombit, të bojkotojë karburantet e Kastratit në emër të kuksianëve dhe në emër të katër njerëzve që janë akoma në qeli.

Sot duhet të protestojmë kundër një padrejtësie të rëndë! Të protestojmë kundër një qeverie të babëzitur, që zhvat qytetarët me dhunë dhe u merr edhe qindarkat e fundit që u kanë mbetur në xhep, duke taksuar sërish një rrugë të ndërtuar me paratë e qytetarëve e që ka një rëndësi jetike për kombin shqiptar.

Të ngrihemi kundër kësaj qeverie, që po u merr shpirtin dhe kërkon t’u mbyllë gojën me forcën e pushtetit shqiptarëve!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...