Sa “kushton” një nxënës? – Rreth 100 mijë lekë në vit, 10 herë më pak se mesatarja e OECD

Tuesday, 18 September 2018 06:50

Buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar për arsimin parauniversitar, pra atij të detyrueshëm, cikël 9-vjeçar plus arsimin e mesëm, ka qenë në 29 miliardë lekë. Këto para kanë shkuar për pak më shumë se 300 mijë nxënës, duke qenë se viti shkollor preket nga dy buxhete. Viti i kaluar akademik numëronte 319 mijë nxënës në arsimin e detyrueshëm, ndërsa viti aktual 296 mijë nxënës.

Duke bërë një llogaritje të thjeshtë rezulton se shtetit shqiptar, një nxënës i kushton mesatarisht rreth 100 mijë leke në vit. Në rast se buxheti i 2019 për arsimin do të ishte i njëjtë edhe në 2019-ën, atëherë një nxënës do të kushtonte mesatarisht 97 mijë lekë, ndërkohë që vitin e kaluar akademik kosto fiksohej në vetëm 90 mijë lekë. Tendenca e viteve të fundit, e rënies së numrit të nxënësve, efekt i padiskutueshëm i ristrukturimit demografik të shoqërisë shqiptare, përkthehet në më shumë shpenzime për nxënës, e për rrjedhojë në efiçencë më të lartë.
Por, a janë të mjaftueshme 100 mijë lekë në vit për 1 nxënës nga taksat tona? Kur bëhet fjalë për arsimin, nuk do të jenë asnjëherë mjaftueshëm. Kjo merr një peshë tjetër po të bëjmë një krahasim me vendet më të zhvilluara. P.sh mesatarja e vendeve të OECD fiksohet në $9400 për nxënës, ose 10 herë më e lartë se një nxënës shqiptar. Për vende si Shtetet e Bashkuara norma ngjitet në $12 mijë për nxënës. Për vende europiane si Zvicra, shuma ngjitet në $14.900 për nxënës, ndërkohë që për vende si Meksika zbret në $2900 për nxënës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...