Sekuestrohen dy kg heroinë dhe 441 kg kanabis në Berat

Tuesday, 18 September 2018 10:40

Një ngarkesë prej 441 kg  lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e  Çokollatës si dhe 2 kg heroinë janë sekuestruar gjatë një operacioni të koduar "Kalaja" në qytetin e Beratit.

U shpall në kërkim shtetasi: L.B, 47 vjeç, banues në Berat. 

"Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit L.B në lagjen "13 Shtatori" ku gjatë kontrollit u gjetën në banesë 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e  Çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,  një sasi e vogël  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" informoi sot policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...