×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol tjetër studim, tani për mbledhjen e të dhënat aeronautike

Tuesday, 18 September 2018 16:59

Aeroporti i Kukësit do t’i nënshtrohet tashmë një studimi të ri që lidhet me mbledhjen e të dhënave të rëndësishme aeronautike siç mund të jenë matjet e pistave, përcaktimi i llojit të avionëve që mund të ulen, përcaktimi i saktë i hartave si dhe vendparkimi i avionëve.

Në një procedurë të hapur së fundmi nga Albcontrol në objektin “Kukës obstacle survey” (Anketa e pengesave në Kukës) nënvizohet se të dhënat aeronautike janë tejet të rëndësishme dhe operatori duhet t’i sigurojë ato duke respektuar një sërë standardesh ndërkombëtare.

Të paktën katër janë pikat që nënvizohen te specifikimet teknike të procedurës së prokurimit ku nënvizohet qëllimi i studimit. Së pari, mbledhja dhe mirëmbajtja e të dhënave kritike të sigurisë së aerodromit është e detyrueshme për aerodromet e certifikuara në Shqipëri.

Së dyti, një kompani e kualifikuar e matjeve gjeodezike do të kontraktohet nga ALBCONTROL, Shërbimet e Navigimit Ajror të Shqipërisë, për të kryer aktivitetet e mëposhtme të matjeve gjeodezike për aerodromin e Kukësit:

a) Lidhja gjeodezike e aerodromit;
b) Të dhënat e aerodromit;
c) Zonat e mbledhjes së të dhënave të pengesave;
d) Sipërfaqet kufizuese të pengesave të aerodromit.
Së treti, matjet gjeodezike të aerodromit do të sigurojnë të gjitha të dhënat e nevojshme për të gjeneruar sipërfaqet e kufizimit të pengesave, për të hartuar procedurat instrumentale të fluturimit dhe për të prodhuar hartat e kërkuara.

Së katërti, të dhënat e matura të aerodromit do të publikohen në AIP Albania dhe produktet aeronautike përkatëse.

Sipas Albcontrol, operatori i aerodromit duhet të përcaktojë dhe raportojë të dhënat aeronautike të lidhura me aerodromin në përputhje me kërkesat e saktësisë dhe integritetit të përcaktuara në kuadrin ligjor.

Nga ana tjetër, kërkesat e saktësisë për të dhënat aeronautike duhet të bazohen në nivelin 95% të besueshmërisë dhe në këtë drejtim duhet të identifikohen tri lloje të të dhënave pozicionale: pikat e matura (p.sh. pragu i pistës), pikat e llogaritura (llogaritjet matematikore nga pikat e njohura të matura të pikave në hapësirë, fikse) dhe pikat e deklaruara (p.sh. pikat kufitare të rajonit të informacionit të fluturimit).

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...