Klos, mbyllet gjimnazi me emrin e të atit, i biri letër Nikollës: Mbajeni larg fëmijët nga betejat politike

Tuesday, 18 September 2018 17:53

Gjimnazi Shaban Çollaku në Klos është mbyllur pasi godina është amortizuar dhe nuk janë dhënë fonde ndër vite për restaurimin e saj. I biri i Shaban Çollakut, në emër të të cilit është dhe shkolla, i ka dërguar një letër publike ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Teksa shprehet se ai është njeri i opozitës, i kërkon Nikollës që të mos ndëshkojë nxënësit me mbylljen e saj.

“Mbajeni larg Gjimnazin “Shaban Çollaku”, Klosin dhe fëmijët e tyre nga betejat politike zonja ministre…jetojmë në 2018 dhe çdo kush meriton të qeveriset në mënyre më të qytetëruar”, shkruan ndër të tjera në letër Çollaku.

Letra drejtuar ministres Nikolla:

E nderuara zonja Ministre e Arsimit.

Sot një dite pas hapjes se vitit shkollor një lajm tronditës vjen nga Klosi/Mati.

Gjimnazi Shaban Çollaku është mbyllur.

Godina rrezikon te shembet.

Mbi 460 nxënës kane mbetur pa mësim.

E njoh gjendjen e shkollës.

Prej me shume se dy vite Bashkia Klos kërkon deshperimisht fonde për restaurimin e tij.

Prej dy vitesh Ministria juaj refuzon te japë fondet. Fondet shpërdorohen gjetke. Shkolla degradon.

Prej kohesh banoret e zonës me kane shfaqur shqetësimin dhe dyshimin se mbase shkaku i bllokimit te fondeve e “ndëshkimit” te shkollës e te zonës, mund te jam unë,dhe angazhimi im politik ne PD.

Unë jam i biri i Shaban Çollakut. Unë jam njeri i Opozitës. Zona ne tradite voton Opozitën.

Kam refuzuar ta besoj këtë variant, pasi sado te na ndaje politika nuk besoja se ministrja e arsimit do t’i dorëzohej ne kete ekstrem primitivizmit mediokritetit dhe urrejtjes politike.

Zonja Lindita Nikolla, sot po ju kërkoj publikisht e përtej dallimeve tona politike ,te mos ndëshkoni shkollën dhe nxënësit qe mësojnë ne te.

Unë nuk kam asnjë merite pse ajo shkolle mban emrin e Shaban Collakut. Une nuk kam asnjë merite per cfare Shaban Collaku ka qene.

Une skam asnje merite pse ishte nje nder historianet e filologet me te spikatur brenda dhe jashte vendit,une nuk kam asnje merite pse njihte e perdorte 7 gjuhe te huaja,une skam asnje merite pse Shaban Collaku sot citohet ne cdo konference nderkombetare per albanologjine,une skam asnje merite pse sot nder intelektualet me te shquar ne vend kane qene studente te tij.

Une po ashtu skam asnje merite pse ai qe aq i lidhur me zonen e pse ndihmonte cdo banor te tij e sidomos te rinjte qe donin shkollim,une skam merite pse sot cdo banor i zones i ri e i vjeter i majte e i djathte e nderon dhe krenohet me emrin e tij.

Une nuk kam asnje merite per kete zonja ministre…madje une perpiqrm cdo dite ti ngjaj,e sinqerisht nuk jam aq optimist se do te arrij ti ngjaj.

Ndeshkimi i shkolles,nxenesve dhe zones per keto motive eshte primitivizem eshte mjerim,dhe mua me le pa fjale dhe plot perbuzje per kete mentalitet.

Ju sot keni vetem nje mundesi te kundershtoni kete pretendim te banoreve dhe dyshim timin zonja Ministre,nxirrni me emergjence fondin per restaurimin e shkolles dhe mundësoni nxenesit e Klosit ti kthehen mesimit.

Mbajeni larg Gjimnazin Shaban Collaku ,Klosin dhe fëmijët e tyre nga betejat politike zonja ministre…jetojmë ne 2018 dhe çdo kush meriton te qeveriset ne mënyrë me te qytetëruar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...