Zbulohet vjedhja me tenderin, 800 mijë lekë të vjetra një uniformë e urgjencës

Tuesday, 18 September 2018 19:47

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”; nga këto rreth 70 000 lekë të reja rrobat dhe pak më shumë se 10 000 lekë këpucët.

“Boom” ka zbardhur çmimet marramendëse të çdo pjese të kësaj uniforme, ku një xhup dimëror për stafin e urgjencës ka kushtuar 30 100 lekë të reja, 15 300 mijë lekë është çmimi i pantallonave dimërore dhe 10 500 atyre verore.

Hije të forta dyshimi ngrihen mbi procedurën e realizimit të këtij tenderi, ku gazetarët e “Boom” zbuluan ndryshimet që ju bënë gjatë rrugës specifikimeve teknike, përmes një shtojce. Më konkretisht: Nëse pantallonat dimërore me vlerë 15 300 lekë, në dokumentat standarde të tenderit, fillimisht u kërkua të kenë në përbërje 98% pambuk dhe 2 përqind elastan, në shtojcë kjo ndryshohet dhe kërkohet realizimi i tyre me material 84 % poliestër dhe 16% elastan.

Kur bëhet fjalë për uniformat e stafit të urgjencës mjekësore, çmimet e të cilave konkurrojnë edhe ato të veshjeve firmato, e ku kriteri bazë është higjena, as që mund të justifikohet përveçse me dallavere, fakti se nga pambuk, përbërja e tyre u kthye në poliestër!!!

Të pyetura zyrtarisht nga Ora News në lidhje me këtë fakt, “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore” , por edhe “Drejtoria e Prokurimeve të Përqëndruara”, kanë heshtur. Gjithë këtë investim në fasadën e shërbimit të urgjencës e promovoi edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë muajit korrik të këtij viti.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 19:48

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...