27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

E mërkurë, 19 September 2018 09:29

Ky mëngjes rezultoi tragjik për një të ri, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Aranitas në Mallakastër.

Rreth orës 08:15, 27-vjeçari me inicialet P.Z, me banim në Ballsh, humbi kontrollin e automjetit tip Opel që drejtonte, duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e daljes nga rruga - njofton polici - ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Por bashkë me të në automjet ka qenë edhe një pasagjer, 31-vjeçari me inicialet A.Z, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Përmes një njoftimi paraprak për ngjarjen, policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën aksidentin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...