Limoni dhe Xhenxhefili – Çfarë përfitoni menjëherë në organizëm

E mërkurë, 19 September 2018 09:48

Në internet mund të gjeni këshilla, kura dhe receta pa fund që premtojnë trup në formë dhe shëndet të plotë.

Ata që janë të shqetësuar për formën trupore dhe shëndetësore, duhet të lexojnë patjetër për lëngun e xhenxhefilit, një kurë realiste, premtuese dhe mbi të gjitha natyrale.

Lëngu i xhenxhefilit jep rezultate të pakundërshtueshme në djegien e yndyrnave të akumuluara sidomos në zonën e ijeve dhe të barkut.

Përpos kësaj, lëngu i xhenxhefilit është i mirë për shëndetin dhe ju mbron kundër shumë sëmundjeve.

Përfitimet e Lëngut të Xhenxhefilit
Ul kolesterolin – Konsumi i rregullt i këtij lëngu ul nivelet e kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e shkaktuara prej tij.

Tensioni i lartë – Lëngu i xhenxhefilit rregullon tensionin e lartë të gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

Inflamacioni – Lëngu i xhenxhefilit lufton inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e osteoartritit dhe reumatizmës.

Fuqia e antioksidantëve – Lëngu i xhenxhefilit parandalon dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira sepse është i pasur me antioksidantë.

Kundër qelizave të dëmshme – Antioksidantët e bëjnë këtë lëng të pushtetshëm kundër të gjitha llojeve të qelizave të dëmshme tumorale.

Ju nevojiten:

2-3 cm xhenxhefil i prerë në feta
250 ml ujë
Lëng limoni (sipas dëshirës)
Përgatitja:

Ziejeni ujin dhe shtoni fetat e xhenxhefilit. Lërini të ziejnë për 10-15 minuta dhe më pas lërini të ftohen. Kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit.

Lëngun e xhenxhefilit duhet ta pini në mëngjes përpara se të konsumoni ushqim dhe një gotë tjetër duhet ta pini përpara darkës.

Vlerat e Xhenxhefilit
Stimulon qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili është i pasur me zink dhe magnez që janë të nevojshëm për qarkullimin e mirë të gjakut dhe largimin e kolesterolit të keq të akumuluar në mëlçi.

Përmirëson përthithjen e ushqyesve

Xhenxhefili stimulon sekretimin e enzimave në stomak dhe pankreas dhe përthithjen e ushqyesve thelbësorë.

Nëse vuani nga mungesa e oreksit, atëherë përtypni një copë xhenxhefil përpara çdo vakti dhe do të vini re përmirësim të menjëhershëm.

Kundër virozave dhe të ftohurës

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh kundër virozave dhe të ftohurës sepse konsiderohet si antibiotik natyral i fuqishëm.

Për një tretje më të mirë

Xhenxhefili ndihmon kundër dhimbjeve të barkut, inflamacionit në stomak, fryrjeve, dhe konstipacionit.

Forcon sistemin imunitar

Nëse konsumoni xhenxhefil në mënyrë të rregullt, do të vini re se sistemi imunitar funksionon shumë mirë.

Xhenxhefili ju vjen në ndihmë kundër infeksioneve, kollës, gripit, të ftohurës dhe sëmundjeve kronike./AgroWeb.org

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...