Kërkoi lirinë për të vazhduar shkollën, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

E mërkurë, 19 September 2018 11:10

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet ‘Toyota Yaris’ në portin e Durrësit.

Klevi Lika kishte kërkuar lirinë për faktin se dëshiron të vazhdojë shkollën. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte bërë nga avokati i tij Saimir Visha, por Prokuroria ka kundërshtuar lirimin, pasi po pret përgjigje nga Belgjika, Anglia dhe Italia për origjinën e parave.

Klevis Lika u arrestuar më 23 qershor, ndërsa shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Në lidhje me këtë ngjarje në pranga përfunduan edhe Agim Çeka, Edi Lika (Cani), i biri Klevis Lika, si dhe Alban Mollaymeri.

Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...