Akuza të forta ndaj policisë nga banorët e Jalës: Na grabitën lekët dhe sendet me vlerë

E mërkurë, 19 September 2018 12:53

Një ditë pas përplasjes me policinë për prishjen e 9 godinave në Jalë, 8 të shoqëruarit janë lënë të lirë.

Edi Bala një nga banorët e Jalës në një lidhje telefonike për Fax News  ka rrëfyer situatën në të cilën ndodhen.

Pas shembjes së pronës së tyre, ai është shprehur se nuk kanë as rroba për të veshur, as ku të flenë.

Ndër të tjera Bala ka theksuar se për shkak të gjendjes së rënduar të gjithë ata kanë nevojë për psikolog, veçanërisht mbesa e tij 14 vjeçare e cila u mbajt së bashku me 7 banorët e Jalës në Komisariat deri në orën 23:00.

Banori i Jalës thekson se pavarësisht situatës së rënduar nuk e hap telefonin as kryetari i Bashkisë as deputeti Damian Gjiknuri, ai i bën apel edhe përfaqësueve amerikanë në Shqipëri që të ndërhyjnë pasi të gjithë ata kanë frikë për jetën e tyre.

“Nuk kemi as rroba për të veshur, edhe ato pak të ardhura që kishim janë shembur bashkë me shtëpinë. Jemi në gjendje të mjerueshme nuk kemi ku të flem,ë.  Edhe mbesës sime që ishte 14 vjeç që kishte nevojë për psikolog e kanë marrë në Komisariat. Nuk e hap telefonin as kryetari i Bashkisë as deputeti Damian Gjiknuri. Ikën në Kukës ndërkohë banorët e tij kanë ngelur pa shtëpi. Është bërë si gjendje lufte, nuk kemi ku të jetojmë. Ndoshta i pëlqen prona dhe duan ta marrin me patjetër.

Familjarët u mbajtën deri në orën 23;00 në polici. Në vitin 2012 është bërë tentativë të merret prona.  Ambasadori amerikan të vijë sepsen kemi frikë edhe për jetën tonë, sepse edhe mund të na vrasin, ka interesa të mëdha për pronën.  Jemi të bindur se dikush është më i fuqishëm që pretendon ta privatizojë”, tha ai.

‘As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës’, kështu u shpreh për newsbomb Esmeralda Bala banore në Jalë.

E shkatërruar mes lotëve që mezi e linin të fliste ajo tregonte tmerrin që kishin përjetuar dje gjatë aksionit të IKMT nga i cili u shembën 9 ndërtesa pa leje.

Banorët e kësaj zone kanë hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të policisë.

Esmeralda Bala është një ndër personat që pretendon se i kanë shembur pa te drejtë banesën e vjetër e cila ka qenë e ndërtuar në vitet 1990.

“Na plaçkitën, na kanë shkatërruar jetën, jemi në qiell të hapur. Policët nuk na lanë të marrim as rrobat e trupit. Na kanë vjedhur lekët që kishim të vendosura në dollap dhe gjithë sendet me vlere, ora syze varse.

Kërkojmë ndihmë për vete edhe për fëmijët, pasi nuk kemi ku të fusim kokën. Na katandisën në gjendje të mjerueshme. As gjerman nuk kishte aq mllef gjatë luftës”, shprehet duke qarë Esmeralda Bala.

Modifikuar më E mërkurë, 19 September 2018 12:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...