BE “rrethon” Shqipërinë – Plan për të sjellë mijëra agjentë të Frontex për ruajtjen e kufijve

E mërkurë, 19 September 2018 16:04

Kufijtë e jashtëm të Shqipërisë shumë shpejt mund të ruhen nga mijëra agjentë të Frontex, agjencisë europiane të mbrojtjes së kufijve. Jean Claude Juncker dhe Komisioni Europian kanë kështu në plan të zgjerohen më shumë në Ballkanin Perëndimor si dhe të rrisin numrin e agjentëve, nga 1500 të tillë, në plot 10 mijë. Kjo gjë përkthehet në jë rritje të ndjeshme të prezencës së agjentëve të Frontex në vendin tonë.

Këta të fundit mësohet se, veç kufijve tokësore do të ruajnë edhe kufijtë detarë, me mjete të posaçme lundruese për këtë qëllim. Siç dihet, gjatë këtij viti, Shqipëria dhe Mali i Zi janë kthyer në jë portë hyrëse të refugjatëve në Europë, dhe Bashkimi Europian ka ngritur shpeshherë alarmin për këtë problematikë. Për këtë arsye, Bashkimi Europian dhe Shqipëria arritën jë marrëveshjes për praninë e Frontex, në Shkurt të këtij viti, duke bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë jashtë unionit që arrin një marrëveshje me Frontex.

Mësohet se edhe Maqedonia me Serbinë janë dakordësuar për praninë e agjentëve të Bashkimit Europian për ruajtjen e kufijve të tyre. Sipas Deutsche Welle, personeli i Frontex do të jetë i pajisur edhe me armatim të posaçëm në mënyrë që të kryejë misionin, ruajtjen e kufijve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...