Pse po mbyllen shkollat?

E mërkurë, 19 September 2018 16:09

Nga Paulin Marku

Në Rrethin e Lezhës janë mbyllur 9 shkolla !

Ka shumë arsye dhe shkaqe të cilat secili nga ne i di shumë mirë, largimi i familjeve lezhiane së bashku me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit,i cili prej vitesh po kthehet në një sfidë mes ekzistencës dhe jo ekzistencës reale në çdo krahinë të Lezhës dhe Shqipërisë.
Vitet e fundit kemi largimin më masiv që të sjell në mendje ato vite nga ai ,i 1990-1992 ku largimi ishte mbijetesë familjare.
Në këtë periudhë ,emigrimi ka padyshim karakteristika të frikshme,, dallime të ndryshme, memorie të ndryshme dhe pasoja të ndryshme që secili nga ne nuk i mendonte si të tilla sot pas 28 vitesh.
Në vitet pas 90- së për të gjithë ne dominonte ,dëshira, vuajtjet,ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, e perëndimit, kapitalizmin, Evropën, pavarësisht se ne nuk dinim se ku bie Europa,si jetojnë europianët vetëm me dëshirën që të largoheshin nga vuajtja disavjeqare e atij brezi të shumëvuajtuar.
Sot pas 28 vitesh para realitetit shqiptar po evidentohet ikja nga Shqipëria ,si vend pashpresë,pa të ardhme,pa siguri e rend ku ikja është zgjidhja dhe varianti i fundit.
Mungesa e shpresës,zhgënjimi disavjeqar dhe ajo që menduam se ku do shkojmë, humbja e durimit nuk frenon dot disfatën , pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen e familjes,shkollës dhe vendëlindjes.
Çdo ditë po largohet truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.intelektualët e profesionistët dhe kjo është pabesia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga kohët e vështira historike e deri te kohët e sotme që synojmë Europën.
Kjo situatë që po kalojmë ka përgjegjës dhe përgjegjësit e vetëm të largimit sē fëmijëve dhe mbylljes së shkollave dalin në Tv duke dhuruar libra falas e duke thënë se këto janë ato që kërkojnë shqiptarët e zhgënjyer nga kjo politikë.
Familjet shqiptare po largohen,kujt i sherbejnë librat falas me shkolla të mbyllura, kur ato që nuk kanë mundësi të largohen vuajnë nga gjendja e mjeruar ekonomike,nuk kanë siguri për jetën ,veshje e kushte për tu krahasuar me moshatarët e tyre, ku pushtetarët u kanë lënë fëmijëve të tyre ,gëzimin e kullave dhe vilave lluksoze në vend të shkollave, parave të pista të drogës e krimit në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të shpresës.
Nëse nuk e ndalim këtë tragjedi, shpejt do të mbeten shtëpitë, bisneset, tokat, prindërit jetim dhe pa përkrahje e rinisë.
Rreziku që po i afrohet çdo familje shqiptare është dhimbje,,fatkeqësi dhe humbje e asaj deshire që endërruan shqiptarët.
E ardhmja në rrezik! 

Autori eshte kreu i PD, Lezhe

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...