Helmimi i banorëve në Zharrës, Albpetrol: Banorët hëngrën dhe pinë…

E mërkurë, 19 September 2018 16:39

Pas lajmit se 6 banorë të fshatit Zharrëz të Fierit janë helmuar nga shkarkimet e naftës së Albpetrol në lumë, ka ardhur edhe reagimi i kompanisë Albpetrol.

Në reagimin në fjalë, Albpetrol hedh poshtë pretendimet e banorëve, dhe shprehet se pas matjeve të kryera, ka rezultuar se uji dhe ajri është i pastër nën nivelin minimal të ndotjes.

Sipas kompanisë, personat e helmuar kishin qenë më parë në një lokal ku kanë konsumuar ushqime e pije duke lënë të kuptohet se helmimi mund të ketë ndodhur atje.

“Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi. Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë kryer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër.

Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme”, shprehet Albpetrol.

Sipas Albpetrol, Zharrëza është një zonë mjaft e populluar dhe shqetësimet janë shfaqur vetëm nga personat në fjalë.

Në vijim kompania thotë:

“Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën.

Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe kanë lënë ambientet pas disa orësh.

Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, ‘Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha ekzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi. Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.73 mg/l’.

Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime”.

Albpetrol thekson se ndotjet në këtë zonë kanë shkuar paralelisht me ndotjet e vjetra, por që kompania ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit./faxweb.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...