“I bie llotaria” nipit të deputetit , ja si fiton tendera nga bashkitë e drejtuara nga socialistët

Saturday, 14 Prill 2018 20:49
Sadri Abazi, deputeti i PS Sadri Abazi, deputeti i PS

Miliona euro të fituara nga tenderat! Nipi i deputetit socialist ka fituar tendera direktë nga KPP.

Firma “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderat e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011.

Vetë deputetit Sadri Abazi i njohur si pronar i firmës “Usluga” i detyruar nga ligji, pas zgjedhjes si deputet ua dorëzoi aksionet e tij familjarëve pas hyrjes në parlament. Ky moment duket se shënoi dhe nisjen e suksesit për nipin e tij që në më pak se tre vjet arriti të fitonte plot 100 milionë euro tendera kryesisht në pastrimin e qyteteve apo ndërtime.

 Edhe pse shumë prej tenderave të fituara u kontestuan nga firmat e tjera që morën pjesë në konkurim, askush në APP nuk e vuri ujin në zjarr për nipin e deputetit, i cili ndërkohë rezulton me degë qëndrore të kompanisë “Alko Impex” të regjistruar në Prishtinë dhe në tenderat shqiptarë prezantohet me dokumentacion si degë e Kosovës.

Kjo manovër i ka dhënë avantazh firmës “Alko Impex” që të prezantojë në konkurime në Shqipëri dhe stafin kosovar të kompanisë mëmë.

Në vijim mund të shihni emrat e drejtuesëve teknikë që ka deklaruar kompania e zotit Arbër Abazi.

Një verifikim i thjeshtë në portalin online të qeverisë së Kosovës rezulton se nga 8 drejtues teknikë që ka deklaruar kjo kompani, vetëm një prej tyre rezulton i licencuar pranë autoriteteve shtetërore kosovare.

Personave të tjerë nuk u përputhen të dhëna dhe sistemi elektronik nuk gjeneron të dhëna konfirmuese për ta.

Më poshtë mund të shihni rezultatin negativ që gjeneron regjistri online i Kosovës.

Por këtë verifikim elementar siç duket as ministria e Gjiknurit dhe as bashkitë e Tiranës, Kavajës etj. nuk janë munduar ta bëjnë.

Favorizimi klientelist që i bëhet kësaj kompanie është veç njëra anë e medaljes, pasi verifikimi i emrave të drejtuesëve teknikë të kësaj kompanie në sistemin elektronik, hedh dyshime të bazuara se licencat e stafit teknik të saj mund të jenë të rreme dhe të falsifikuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...