Rama shkeli kushtetutën, publikohet dokumenti ku u anashkaluan 4 pikat

E Enjte, 20 September 2018 12:08

“Ligji që po përpiqet të miratojë sot mazhoranca është tërësisht anti-kushtetues.” – theksohet në një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca thekson se përmbajtja, procedura e përdorur për të amenduar një ligj të kthyer nga Presidenti, është po ashtu anti-kushtetuese dhe jo-transparente për të evituar çdo diskutim e debat të mëtejshëm.

Ndërkohë që anashkalohet plotësisht letra e Komisionit Evropian, që e konsideron ligjin e vjetër si problematik jo vetëm për shkak të konkurrencës, siç pretendon mazhiranca por ka shumë pika të tjera që lidhen me Kushtetutën.

“Shkelja e të drejtave të pushtetit vendor, e konkretisht të Këshillit Bashkiak;

Shkelja e të drejtave të pronarëve privat në zonë;

Shkelja e çdo ligji dhe procedure ekzistuese në lidhje me prokurimet publike, koston e procesit dhe transparencën e tij;

Shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, e njohur si detyrim kushtetues; janë probleme për të cilat Qeveria dhe deputetët e saj nuk kanë asnjë përgjigje dhe zgjidhje.”– thuhet në deklaratën e Aleancës.

Deklarata e plotë

Pavarësisht propagandës mediatike, ligji që po përpiqet të miratojë sot shumica parlamentare vazhdon të jetë tërësisht anti-kushtetues. Sikur të mos mjaftonte përmbajtja, procedura e përdorur për të amenduar një ligj të kthyer nga Presidenti, është po ashtu anti-kushtetuese dhe jo-transparente për të evituar çdo diskutim e debat të mëtejshëm.

Nuk është e vërtetë, ashtu siç pretendon Qeveria, se letra e Komisionit Evropian e ka konsideruar ligjin e vjetër si problematik vetëm në lidhje me konkurrencën. Një sërë pikash të tjera të lidhura me Kushtetutën, të ngritura edhe në dekretin e Presidentit, Komisioni Evropian i ka konsideruar si probleme për të cilat duhet të shprehen gjykatat e brendshme.

Kjo do të thotë se:

  • Shkelja e të drejtave të pushtetit vendor, e konkretisht të Këshillit Bashkiak;
  • Shkelja e të drejtave të pronarëve privat në zonë;
  • Shkelja e çdo ligji dhe procedure ekzistuese në lidhje me prokurimet publike, koston e procesit dhe transparencën e tij;
  • Shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, e njohur si detyrim kushtetues,

janë probleme për të cilat Qeveria dhe deputetët e saj nuk kanë asnjë përgjigje dhe zgjidhje.

Për më tepër, përpjekja e tyre për të zgjidhur problemin e konkurrencës nëpërmjet një tjetër “ligji special”, tashmë i panevojshëm, që detyron këdo të arrijë një marrëveshje paraprake me firmën e përzgjedhur më parë, është një tallje edhe me shqetësimet e ngritura nga vetë Komisioni Evropian.

Përpjekjet tona për ta ndaluar sërish këtë çmenduri ligjore e demokratikë nuk do të rreshtin. Do të kërkojmë rishqyrtimin dhe kthimin mbrapsht të ligjit edhe njëherë nga Presidenti dhe institucionet ndërkombëtare. Aleanca është shprehur e gatshme të nisë edhe një proces për restaurimin e godinës falë kontributeve private. Ky propozim, i mbështetur edhe nga një grup i gjerë intelektualësh e figurash publike, do jetë së shpejti publik dhe në formë më të detajuar. Kështu do eliminohej përfundimisht dhe alibia për mungesën e fondeve dhe i jepej një zgjidhje përfundimtare problemit të Teatrit.

Nga ana tjetër, jemi gjithmonë e më të qartë se hapësira për diskutime dhe rrugë institucionale po ngushtohen gjithmonë e më shumë. Megjithëse projekte dhe mundësi për të shpëtuar godinën e Teatrit janë propozuar në mënyrë të vazhdueshme, ato janë refuzuar vazhdimisht duke konfirmuar se qëllimi kryesor ka qenë dhe mbetet grabitja e këtij trualli në mes të kryeqytetit. Miratimi i ligjit ditën e sotme do e fuste Shqipërinë de jure dhe de facto nën një diktaturë ku kushtetuta dhe të drejtat që burojnë prej saj nuk kanë më vlerë as formalisht. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje shumicës dhe deputetëve të saj të bëjnë një reflektim të fundit e të mos e ndërmarrin këtë hap.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me qytetarët është e gatshme të fillojë mbrojtjen e godinës në mënyrë sistematike. Nuk ka qenë dhe nuk mbetet qëllimi ynë konfrontimi fizik. Fatkeqësisht jemi gjithmonë e më të qartë që nga ana e Qeverisë gjasat për një kthim mbrapa janë gjithmonë e më të vogla. Prandaj dhe ne do fillojmë të bëjmë publike hap pas hapi të gjitha mjetet dhe rrugët e godinës.

Është pa diskutim një tragjedi historike që 28 vjet pas rënies së diktaturës jemi rikthyer përsëri në një pikë të tillë. Është e paimagjinueshme që një grup intelektualësh, të burgosur dikur nga regjimi komunist, shprehen sot se janë të gatshëm të futen dhe një herë në burg në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Teatrit. Është fatkeqësi për të tërë që rruga po mbetet zgjidhja e vetme. Por nëse është vërtet kështu, ne nuk i frikësohemi asaj. Përkundrazi, mbase rruga do të jetë edhe njëherë mënyra për ta kthyer Shqipërinë drejt demokracisë.

Ne mbetemi të bindur në idenë tonë se po ra Teatri, ka rënë dhe Shqipëria. Prandaj sot më shumë se kurrë jemi të bindur e të gatshëm ta mbrojmë Teatrin deri në fund!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...