Po mbytemi nga plehrat, 563 mijë tonë në rrugët e Shqipërisë vetëm vitin e kaluar

E Enjte, 20 September 2018 20:27

Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit.

Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

Ndonëse krahasuar me një vit më parë, treguesit e menaxhimit të mbetjeve kanë shënuar përmirësim, sërish pjesa e mbetjeve që nuk përpunohen mbetet në nivele dramatike.

Sipas të dhënave nga INSTAT në total vitin e kaluar Shqipëria prodhoi 1.8 milionë mbetje të ngurta urbane. Por nga këto arriti të menaxhojë vetëm 1 milionë e 250 mijë tonë, ndërsa 563 mijë tonë të tjera janë shpërndarë në ambient.

Por si trajtohet pjesa e mbetjeve urbane që menaxhohen? Sipas INSTAT, pjesa dërrmuese depozitohen në landfill. Në vitin 2016, rreth 77.5 % e sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara ose gati 790 mijë tonë tonë u depozituan në landfill. Metoda e dytë e menaxhimit është ajo e riciklimit me 17.4 për qind, ndërsa 3.4 për qind përpunohen përmes inceneratorëve.

Dy vjet më parë qeveria tentoi të rikthejë ligjin që I hap rrugë importit të mbetjeve nga jashtë. Dhe per këtë lobuan kompanitë që punojnë me riciklimin e mbetjeve.

Por siç tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, Shqipëria nuk arrin të menaxhojë dot mbetjet që prodhohen në vend duke lënë çdo vit të patrajtuara mijëra tonelata plehrash që derdhen pa kriter nëpër qytetet dhe fshatrat e vendit./Tch

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...