Të hënën mbi 1 mijë trupa ushtarake ‘pushtojnë’ sheshin ‘Nënë Tereza’

Saturday, 22 September 2018 16:53

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”. Prej orës 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur.

80 efektivë dhe 4 anije të Forcës Detare shqiptare prej më shumë se një jave janë angazhuar në Stërvitjen e Përbashkët “Albanian Lion 2018”.

Stërvitja “Albanian Lion 2018”, e cila po zhvillohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria, po praktikon elementë stërvitorë të ndryshëm, duke përdorur edhe rajonet stërvitore të Forcës Detare.

Në Gjirin e Dukatit në Vlorë, po zhvillohen stërvitje të trupave me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë. Ndër elementët stërvitorë kryesorë të tyre janë kërkimi nënujor, gjetja e objekteve të ndryshme, nxjerrja e tyre në sipërfaqe, kërkime rrethore etj. Në stërvitjen zhytëse marrin pjesë mjete lundrimi të tre vendeve: Britanisë së Madhe, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, nga Kepi i Palit deri në Porto Palermo, Forca Detare me katër anije dhe një grup bordingu po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “RFA Lyme Bay” dhe një helikopter “Ëildcat” duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Stërvitja “Albanian Lion 2018” po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto – Palermo, Rinas, Zall – Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...