Qëlloi me armë në Elbasan, ja kush është

Diel, 23 September 2018 21:12

Pas ngjarjes së ndodhur pak orë më parë në qytetin e Elbasanit policia njofton se ka identifikuar autorin që qëlloi. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me pistoletë, në momentin që ka qenë duke lëvizur me makinë personi me të cilin kishte patur konflikt.

Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin A.S.

“Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te 'Shinat e trenit'.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...