Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë, 4100 aplikime në BE në T2

Tuesday, 25 September 2018 11:06
Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar sot Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 4100 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian.
Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.
Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.
Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujrit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.
Gjatë tremujroit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasur me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131400 azilkërkues.
Numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.
Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...