A është i pijshëm uji i autobotëve që bëjnë “xhiro” nëpër Tiranë?!

Tuesday, 25 September 2018 16:36

Nuk japin asnjë shpjegim për cilësinë e ujit që shpërndajnë në lagjet e kryeqytetit drejtuesit e këtyre autobotëve.

Alarmi u ngrit nga ekspertët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, se uji që u shpërndahet konsumatorëve nuk është i sigurt, pasi nuk i janë bërë asnjëherë analizat për cilësinë e tij. Drejtuesit e autobotëve refuzojnë të tregojnë ku e mbushin ujin.

Ndërsa konsumatorët thonë se e blejnë për shkak të çmimit tepër të ulët, i cili i detyron të mos pyesin për cilësinë.

“E blejmë se është lirë 20-30 lekë, nuk e dimë ku i mbushin, na thonë në Dajt dhe në Selitë. Ky është defekti jonë, se nuk interesohemi për cilësinë e ujit”.

Në një intervistë për Televizionin Klan, kreu i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Dritan Ulqinaku tha se autobotët kanë vetëm licencë për transport uji. Është pikërisht kjo pikë që ka krijuar edhe amulli tek institucionet, të cilat duhet të ndërhyjnë për të monitoruar apo dhe bllokuar këto autobote.

Vetëm ngritja e një Task Force mes Policisë së Rendit, Policisë Bashkiake, AKU-së, Tatimeve dhe Higjienës sipas Ulqinakut mund të garantojë cilësinë e ujit të shpërndarë në këtë mënyrë./klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...