AKEP shtyn afatin e tenderit 22.4 milionë euro për internetin e shpejtë 4-5G

E mërkurë, 26 September 2018 06:56

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka bërë disa ndryshime në dokumentin e procedurës së hapur të prokurimit me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz)”, që synon dhënien e frekuencave për internet të shpejtë.

Dy janë ndryshimet kryesore, sipas dokumentit të publikuar së fundmi. Së pari është bërë shtyrja e afatit për dorëzimin e ofertës deri në datën 3 Dhjetor 2018 dhe ky afat ndryshuar të reflektohet në të gjithë dokumentin e tenderit publik. Afati i parë ishte data 27 shtator.

Së dyti, është ndryshuar kushti i mbulimit për operatorët ekzistuese pasi në dokumentet fillestare, nuk shprehet qartësisht se kujt i referohet detyrimi për mbulim të territorit me shërbim LTE, ndërkohë që sipërmarrësit që operojnë aktualisht në treg e kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të territorit me këtë shërbim. Konkretisht ndryshimi i shtojcës 6, “Formulari i Planit për Shtrirjen dhe Konfigurimin e Rrjetit që do Ndërtohet për Mbulimin me Shërbim”, synon të sqarojë se përmbushja e përcaktimeve të shprehura në kolonën e deklarimit për mbulimin e territorit i referohet sipërmarrësve të rinj që eventualisht parashikojnë të ofrojnë këtë shërbim, ndërkohë që operatorët ekzistues, tashmë kanë realizuar mbulimin e territorit me shërbimin LTE, thuhet në dokumentet e tenderit.

Çfarë synon tenderi 22.4 milionë euro

Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokësore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim. Fillimisht do të mundësohet interneti 4G në të gjithë vendin, me perspektivë për të kaluar në 5G.

Procedura e tenderit, njofton AKEP, zhvillohet për të dhënë 3 te drejta perdorimi (Autorizime Individuale) në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz) dhe zhvillohet në 3 raunde, në të njëjtën ditë të hapjes së ofertave:

– Të gjithë ofertuesit mund të paraqesin ofertë për marrjen e një të drejte përdorimi në çdo raund.

– Ofertat për secilin raund do të dorëzohen nga oferuesit në datën që përcaktohet në dokumentet e tenderit.

– Ofertuesi fitues i raundit paraardhes rezervon të drejtën të tërhiqet nga hapja e ofertës për raundin pasardhës.

– Në çdo raund nuk mund të jepet më shumë se një e drejtë përdorimi (1×10 MHz i çiftuar).

Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...