Shqiptarët nuk njohin gjuhë të huaja – 59.9% dinë vetëm shqip, më keq se ne vetëm 3 shtete në kontinent

E mërkurë, 26 September 2018 11:16

Pavarësisht se shumëkush mund të ketë një tjetër perceptim, shqiptarët janë ndër vendet e fundit në Europë sa i përket njohjes së një gjuhe të huaj, më mirë vetëm se britanikët, rumunët dhe boshnjakët.

Këtë e tregon një publikim i fundit i Eurostat, sipas të cilit, 59.9% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Të dhënat i referohen viti 2016 dhe tregojnë se 25.9% e shqiptarëve dinë një gjuhë të huaj, 10.9% e tyre 2 gjuhë të huaja, dhe vetëm 3.2%, 3 ose më shumë gjuhë të huaja.

Shifrat flasin qartë, dhe diferenca e shqiptarëve me popujt e tjerë të kontinentit të vjetër, e madje edhe me fqinjët rajonalë është e dukshme. Boshnjakët me 61%, rumunët me 64 dhe britanikët me 65% janë tre popujt e vetëm në Europë që kanë një rezultat më të dobët se Shqipëria.

Pavarësisht se shumë shqiptarë mund të dinë gjuhë të huaja, ata nuk i kanë të certifikuara këto aftësi, çka mund të përbëjë pengesë edhe në tregun e punës. Rekordin europian e mban Suedia, ku vetëm 3.4% e popullsisë nuk njeh asnjë gjuhë të huaj. Suedia ndiqet në renditje nga pjesa dërrmuese e vendeve skandinave, ku gjuha angleze është mjaft e përhapur. Scan

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 11:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...