Qindra kg kanabis çokollatë, heroinë dhe kokainë sekuestrohen në Kalanë e Beratit

E mërkurë, 26 September 2018 17:26

Hetimet e Policisë së Beratit zbuluan një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në banesën e një 47-vjeçari.

Landi Bixheku u arrestua në finalizim të një operacioni policor të koduar "Kalaja", vend ku ndodhej shtëpia e tij në lagjen "13 Shtatori", pasi ju gjetën 441 kg Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e  Çokollatës, 2.5 kilogramë Heroinë dhe një sasi e vogël Kokaine.

Në banesën e të arrestuarit policia zbuloi edhe një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në një njoftim zyrtar për ngjarjen, policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...