Ndahet nga jeta papritur në krye të detyrës regjisori Roland Roshi

E mërkurë, 26 September 2018 20:56

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi. Lajmin e bën të ditur Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSh në vitet '80.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura.

Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”. Por puna e tij ka qene e lidhur shume edhe me regjine. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Me pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00. Në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...