“Moody's” – PPP mbeten rreziku kryesor për financat

E Enjte, 27 September 2018 07:12

Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në forcimin e cilësisë së institucioneve, me reformën në drejtësi një element mjaft pozitiv për të ardhmen e bisedimeve për anëtarësim në union”, thotë Moody`s në një njoftim të fundit për vendin tonë.

Krediti i profilit të Shqipërisë mbështetet nga cilësia e institucioneve, reformat dhe përmirësimin e perspektivës për të nisur negociatat për anëtarësim në union si dhe rritjen e fortë ekonomike, thuhet më tej.

Sa i përket sfidave të kreditit të vendit, Moody`s nënvizon pengesat ekonomike strukturore. Sa i përket projeksioneve të rritjes ekonomike, ato vlerësohen në rreth 4% përgjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, e pandryshuar në krahasim me raportin e kaluar.

Rritja pritet të marrë mbështetje nga konsumi i fortë privat si dhe investimet madhore në infrastrukturë.

Moody`s pret që vrulli i reformave të vazhdojë duke nxitur kështu rritjen ekonomike pranë 4% edhe në terma afatgjatë, sidomos në sektorët si energjia, agro-bujqësia dhe turizmi, që janë edhe shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.

Marrja e statusit kandidat në vitin 2014 vlerësohet si një pikë kthese për vendin tonë, që ka vijuar me reformat për forcimin e institucioneve në drejtim të administratës publike dhe gjyqësorit por edhe në luftën ndaj krimit.

Sa i përket performancës fiskale, Moody`s pret që borxhi publik të bjerë nën 70% të PBB në vitin 2019.

Rënia pritet të marrë shtysë jo vetëm nga rritja e fortë ekonomike si dhe konsolidimi fiskal, por edhe nga kursi i këmbimit. PPP vlerësohen si rreziku kryesor fiskal, së bashku me energjinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...