Karta identiteti dhe viza false nga vendet e BE-së, arrestohen shqiptarët

E Enjte, 27 September 2018 08:44

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Greqi, pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze bosh, si dhe 100 viza gjermane.

Personat e arrestuar janë një shofer i autobusit të një linje Shqipëri-Greqi, si dhe ndihmësi i tij, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç. 

Arrestimi i tyre është kryer në rrugën Ionia, pranë Artës, nga departamenti policor i kësaj zone, raporton "t.ch".

Pas kontrollit që është bërë në automjetin e linjës janë gjetur dokumentet false të fshehura pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij.

Dy të arrestuarit janë dërguar te prokurori i zonës, ku u është dhënë akuza për falsifikim. 

Dyshohet se ata janë pjesëtarë të një rrjeti që kryen trafikimin e refugjatëve nga Greqia drejt vendeve të Europës Qendrore.

Autobusi u sekuestrua së bashku me dokumentet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...