Pr.ligji, gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve; 30 mijë lekë për pijet alkoolike

Premte, 28 September 2018 07:06

Një sërë ndryshimesh janë propozuar në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, të ndryshuar. Në pritje të nisjes së diskutimeve rreth neneve të reja që mendohen të shtohen në këtë ligj, është menduar vendosja e kufizimeve dhe masave për pijet e gazuara dhe sidomos ato energjike.

Specifikisht, janë propozuar ndryshimet e mëposhtme:

Në nenin 3, të projektligjit propozohet të shtohet kufizimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, me qëllim dhënien e një koncepti të saktë për këto lloj pijesh që do të shmang kështu çdo keqinterpretim të mundshëm të ligjit.
Në nenin 5, propozohet që të shtohet një paragraf i ri, i cili synon të ndalojë rastet abuzive të ofrimit si të pijeve alkoolike ashtu dhe të pijeve energjike të miturit, nga personi madhor që e shoqëron atë në vende publike. Ky kufizim do të shoqërohet edhe me ndryshime në nenin 11 të projektligjit, duke propozuar që rastet e moszbatimit të kësaj dispozite të përbëjnë kundërvajtje administrative dhe personi madhor që e shoqëron të miturin të dënohen me gjobë që varion nga 10 mijë në 30 mijë lek, në varësi të vendit ku ofrohet pija.
Në nenin 7, propozohet që për subjektet që tregtojnë pije energjike të vendoset detyrimi për mbajtjen e tabelave treguese “Ndalohet shitja e pijeve energjike personave nën 18 vjeç”, në të njëjtën mënyrë si me pijet alkoolike. Moszbatimi i kësaj dispozite do të përbëjë kundërvajtje administrative dhe do të dënohet me gjobë në masën 10 mijë lek.
Në nenet 8, 9 dhe 10, propozohet vendosja e kufizimeve të njëjta te pijet energjike dhe pijet e gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar si për alkoolin për sa i takon publicitetit në median vizive dhe reklamimi në institucionet arsimore te të mitur, në sallat e kinemave apo teatrove gjatë shfaqjeve për të mitur.
Ndërsa në nenin 11, pika 5 propozohet që reklamimi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar të drejtuar të miturve në mjedise si rrugë, parqe, etj të përbëjë kundërvajtje administrative dhe të dënohet me gjobë që varion nga 100 mijë në 200 mijë lekë.
Sipas relacionit, ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, duke ndaluar përdorimin e pijeve energjike dhe kufizuar marketingun si të pijeve energjike ashtu dhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, nga të miturit.

Megjithëse mungojnë të dhënat e hollësishme për nivelet e konsumit nga lë miturit të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar dhe pijeve energjike për vendin tonë, ekzistojnë raporte të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik që tregojnë të dhëna alarmante.

Kështu në raportin e fundit të publikuar nga ky institut “Iniciativa e survejancës së obezitetit në moshën fëminore (COSI), rezultatet e vitit 2016”, ku u analizua tendenca e mbipeshës, obezitetit mes fëmijëve shqiptarë të moshës 8.0-8.9 vjeç u vërejtën karakteristikat mjedisore lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik të fëmijëve në mjediset shkollore dhe treguesit mbi konsumin e ushqimeve dhe pijeve tek fëmijët, si dhe shkallës së aktivitetit të tyre fizik. Për analizën e rezultateve të studimit të obezitetit të fëmijëve të moshës 8-8.9 vjeç u përzgjodhën 3624 fëmijë nga 125 shkolla të sistemit 9- vjeçar, të rretheve Dibër, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.

Nga të dhënat e raportit rezultonte se: 40 % e fëmijëve konsumonin pije freskuese me sheqer më pak se një herë në javë, 26 % disa ditë (1-3 ditë), 7% (4-6 ditë në javë) dhe 6,4% çdo javë. Ajo çfarë është më shqetësuese në raport është edhe pse 86,4% e shkollave të survejuara raportonin se zhvillonin si pjesë të kurrikulës së tyre mësimore edukimin mbi ushqyerjen nga ana tjetër lejonin tregtimin brenda mjediseve të shkollës si lë pijeve energjike ashtu edhe të pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.

Kështu 22,4% të shkollave të studiuara krijonin mundësi që në ambientet e shkollës të shpërndaheshin me pagesë pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar, ndërsa për pijet energjike ky nivel ishte në masën 24%. Këto pije ishin lehtësisht më të aksesueshme se uji (8,8%), lëngjet e frutave pa sheqer lë shtuar (2,4%) apo dhe frutat e freskëta (18,6%). Nga ana tjetër 17 shkolla raportonin praninë e reklamave apo marketingut të ushqimeve dhe pijeve që mund të dëmtojë promovimin e dietës së ekuilibruar dhe të shëndetshme në mjediset e shkollës së. tyre.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...