Nuk i dha lekë për hashash, nipi pranon vrasjen e gjyshes

Premte, 28 September 2018 09:20

Pas disa orë marrje në pyetje nipi 21 vjeçar ka pranuar se ai është autori i vrasjes së gjyshes së tij.

Për grupin hetimor ka treguar se ka qenë vetëm në banesë me të moshuarën  në momentin e krimit. Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur bën me dije “Ora”.

Policia nuk ka mundur të gjejë pjesët e thikës.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash

Redmon Gruda është prangosur  për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

Sipas policisë "Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme".

 Fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë qenë autori. Ka thënë se e kishet gjetur derën hapur dhe gjyshen të vdekur por më pas është dorëzuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...