Ulja e temperaturave çon në spital shqiptarët, mjekja këshillon të rinjtë

Premte, 28 September 2018 21:55

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka rritur numrin e qytetarëve të cilët paraqiten pranë qendrave shëndetësore për shkak të virozave të stinës.
Vetë mjekët bëjnë të ditur se situata nuk është alarmante, por qytetarët duhet të bëjnë kujdes kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, ku temperaturat pësojnë dhe luhatje më të konsiderueshme.

“Ndryshimi i temperaturave solli dhe problemet e veta në popullatë në një pjesë të saj ku solli edhe shfaqjen e një problematike me natyrë virale të virozave të stinës. Faktikisht në 2-3 ditët e fundit kemi pasur një numër të shtuar të pacientëve, të cilët kanë patur një manifestim të shenjave të virozave në rrugët e sipërme respiratore, shfaqur zakonisht në mosha të reja. Mosha që janë aktive në punë. Nuk kemi patur raste të veçanta në mosha të vjetra dhe fëmijë. Rastet janë viroza të thjeshta, të pakomplikuara se ndoshta është fillimi dhe nuk kemi parë ecurinë e tyre, por besoj që do ketë një ecuri normale, por nëse do ketë një rregullim të temperaturave do kemi edhe një ulje të trendit të shfaqjes apo përhapjes së virozës”, u shpreh Bruna Shiroka, mjeke familje.

 

Më tej, doktoreshë Bruna Shiroka dha edhe disa këshilla se si duhet të kujdesemi për shëndetin kryesisht gjatë orëve që janë më të freskëta, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...