U dhunua nga polica greke për vdekje, arshivohet pa autor dosja e Pëllumb Marnikollajt

Diel, 30 September 2018 16:43

Drejtësia greke ka mbyllur pa fajtor dosjen e vdekjes së shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në qelitë e paraburgimit në Athinë në gusht të vitit 2016.

Gjyqtari i çështjes i ngarkuar për të realizuar hetimin gjyqësor nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim hetimor por ka vendosur të kthejë dosjen gjyqësore në prokurori dy vite pas ngjarjes, duke rekomanduar që rasti të arshivohet.

Për këtë vendim avokatët e familjarëve të të ndjerit janë ankuar pranë organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Greqi.

Komitetit Shqiptar i Helsinkit është vënë në dijeni të zhvillimeve nga organizata partnere në Greqi dhe përmes një deklarate njofton se do të kërkojë ndjekjen e mëtejshme të çështjes.

Emigranti shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj 29 vjeç, humbi jetën me 3 gusht të vitit 2016 brenda rajonit të policisë në lagjen "Anopatisia" në Athinë.

Familja e emigrantit është njoftuar për vdekjen e tij me 12 gusht 2016, 9 ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.

Ata pretenduan se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Por policia greke pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë, duke pësuar dëmtime fizike që i sollën vdekjen.

Referuar autopsisë, 29 vjeçari nga Lezha ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë.

Autopsia ka konstatuar thyerjen e kafkës, shembje të trurit, plagë në kokë, hematoma, dërmishje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.

Ekspertët grekë nuk kanë përcaktuar shkakun e saktë se nga kanë ardhur këto dëmtime, pasi sipas tyre ato mund të jenë pasojë e dhunës së ushtruar apo dhe e rënies nga lartësia siç pretendon policia e Athinës.

Autopsia e kryer pas mbërritjes së trupit në Shqipëri konstatoi shenja të fikjes së cigareve në gjoksin dhe shpatullat e të riut.

Ai kishte shkuar në policinë greke për të firmosur dokumentin pasi ishte lënë nga gjykata në masën 'detyrim paraqitje' në lidhje me një çështje e cila ishte në hetim.

Avokatja e familjarëve të emigrantit ka konstatuar se shqiptari është dërguar në spital pas ngjarjes por për 5 orë është lënë pa ndihmë mjekësore.

Ndërsa 10 ditë më vonë, të afërmit kanë arritur të gjejnë trupin në një morg të zonës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...