Inagurohet Dojo i ri i Aikido Albania, merr pjesë dhe ambasadori i Japonisë

Hënë, 01 October 2018 06:54

Të shtunën, më 29 shtator, u inagurua Dojo i ri i Aikido Albania, në praninë e Ambasadorit  të Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesisë së tij Z. Makoto Ito.

Ambasadori i Japonisë Z. Ito, përgëzoi hapjen e Dojo-s dhe vazhdimësinë në praktikimin e artit  marcial japonez vetë-mbrojtës Aikido, i cili vlen gjithashtu dhe si një vend për dashamirësit e kulturës Japoneze në  Shqipëri dhe ofroi një Certifikatë Vlerësimi për Aikido Albania.
Ai foli rreth filozofisë së këtij arti marcial, duke shpjeguar shkurtimisht kuptimin e emrit:  Ai-harmoni, Ki-energji dhe Do-rrugë, pra rruga e harmonisë së shpirtit dhe shpjegoi se si praktika e tij  përqëndrohet në përdorimin e forcës së kundërshtarit dhe jo në inicimin e konfliktit dhe agresionit.
Drejtoresha e Aikido Albania, Gentiana Susaj, Shodan (Dan i parë, rrip i zi në Aikido), ju dha mirëseardhjen 70 pjesëmarrësve në ambjentin e ri të Dojos, afër Parkut të Tiranës, dhe e cilësoi këtë art marcial si një nga thesaret që Japonia i ka dhuruar botës, duke qenë i ndërtuar mbi shekuj traditash të arteve marciale dhe për mënyren bashkëkohore me të cilën sjell mësimin,  i cili mund  të konsiderohet radikal në zgjidhjen e konfliktit: paqe dhe jo dhunë.

“Kjo është diçka që duhet të përdorim në Shqipëri, në vend të dhunës, për zgjidhjen e konflikteve; Aikido mund të kontribuojë në shoqërinë tonë duke ofruar respekt dhe mbrojtje për veten dhe sulmuesin.“, u shpreh Znj. Susaj.

Në Dojo, së bashku me Aikidon, mësohen dhe displina të tjera lindore si Yoga, Meditim dhe Reiki. "

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...