Vrasja në Dibër, 3 të arrestuar, autori ende në kërkim

Hënë, 01 October 2018 09:40

 Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me thikë një 36-vjeçar. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit me inicialet I.Z, Vangjel Balla, 20 vjeç, ndërsa vëllai i tij, autori kryesor Aleksandër Balla është në kërkim.

Ndërkohë, pas hekurave u vunë dhe pronari i një lokali, Sami Lusha, dhe djali i tij Blerim Lusha, 25 vjeç, banues në fshatin Arras. Këta të fundit u arrestuan për mos kallzim krimi, pasi ngjarja ndodhi në lokalin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes së djeshme, ku dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e Sami Lushës në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla, kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

 

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha, në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale “Moskallzim krimi’, kryer në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...