Përdhunohet dhe lihet shtatzëne e sëmura mendore

Hënë, 01 October 2018 19:43

Në muajin shkurt emisioni “BOOM” ka denoncuar abuzimin seksual të një 30-vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake, në qytetin e Kuçovës. Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M. G,m është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh.

Gazetarja: Kush është babai i fëmijës?

30-vjeçarja: Nuk e di kush është, erdhën 3-4 veta. Njëri më përdhunoi rrugës në qendër të Kuçovës, njëri këtej, tjetri brenda.

Gazetarja: Ka qenë natën apo ditën

30-vjeçarja: Natën

Edhe pse “BOOM” e referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj.

7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat “Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.”, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.

Në këto kushte gazetaret e BOOM në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimit Social Kuçovë kontaktuan me shoqata të ndryshme, ku njëra praj tyre mori përsipër strehimin e vajzës derisa të lindë, por vetëm pas 24 orësh edhe shoqata është dorëzuar duke e quajtur këtë rast shumë të vështirë për tu menaxhuar.

"BOOM" kërkoi një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të negociuar një zgjidhje për rastin, por ministria kërkoi që gazetarët t`i drejtohen zyrës së shtypit .

Abuzimet me persona të pazotë fizikisht apo mendërisht, kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.

e semura

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 20:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...